
Miroslav Klose u largua nga stafi teknik i Bayern Munich. Një trombozë në muajin maj shqetësoi ish-bomberin gjerman, që iu nënshtrua kujdesit shëndetësor. Mediet në Gjermani tregojnë sot se ky problem tanimë është i largët, me Klose që ka lënë pas problemin dhe po përqëndrohet te karriera e trajnerit.
Ish-bomeri 43 vjeçar ka folur edhe vetë për mediet, duke dhënë lajmin e mirë. "Tromboza është një kujtim i largët dhe gëzoj sërish shëndet të plotë. Mjekët kanë dhënë miratimin për t'iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt", tha Klose.
Poll