Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sekreti për të qenë në krye? Fitore dhe vetëm fitore. Arteta i qartë më objektivat

Shkruar nga NEWSPORT
Sekreti për të qenë në krye? Fitore dhe vetëm fitore.

Përpara sfidës së sotme që Arsenal do të zhvillojë në fushën e Fulham ka folur tekniku i topçinjve Mikel Arteta. Spanjolli foli për ecurinë e ekipit të tij dhe për dy ndeshjet e fundit. Arsenal fitoi një sfidë spektakolare një javë më parë me Borneomouth 3-2, ndërsa në Europa League të enjten barazuan 2-2 me Sporting Lisbona.

“Pësuam dy gola kundër Bournemouth dhe Sporting”, shprehet Arteta.

“Nëse dëshironi të jeni në krye fitoni, fitoni dhe vetëm fitoni, ju duhen gola. Ishim shumë mirë në parandalimin e rasteve, por jo mjaftueshëm në dy javët e fundit dhe nuk bëmë gjuajtjet e duhura në kuadrat.

Sporting? Ne kishim kontrollin total të ndeshjes, bëmë një gabim të madh individual që kushtoi një gol, por skuadra reagoi ashtu siç ka reaguar gjatë gjithë sezonit”, ka përfunduar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga