
Mirlind Daku nuk ka udhëtuar me skuadrën e Muras në Moldavi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është ndalur nga autoritet moldave, pasi këta të fundit s’e njohin pavarësinë e shtetit dardan.
Mura do të luajë kundër FCSG, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Kësisoj ekipi slloven duhet t’i bëjë llogaritë pa futbollistin kosovar që është i detyruar ta ndjekë këtë sfidë nga televizori. Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe kësisoj s’e ka pajisur me vizë futbollistin e fazës ofensive.
Poll