
Portugalia mund të përballet ditën e nesërme me një mungesë të madhe përbapra sfidës me Korenë e Jugut në grupet e Kupës së Botës. Përveç munghesave të konfirmuara tashmë të lojtarëve si Mendes, Danilo dhe Otavio, një tjetër yll i skuadrës mund të mungojë ditën e nesërme.
Ka qenë vetë tekniku i portugezve, Fernando Santos, i cili në konferencën për shtyp dha lajmin e keq për të gjithë tifozët e Cristiano Ronaldos. Portugezi mund të jetë munges e madhe e ditës së nesërme për sfidën me Korenë e Jugut.
“Janë tre lojtarë, Otavio, Danilo dhe Nuno Mendes që nuk mund të luajnë të gjithë u shfaqën në formë të mirë, por të luash çdo katër ditë fillon të peshojë. Ka pak lodhje dhe kjo shkakton edhe lëndime. Por kam besim te të gjithë, ndaj do të luajë skuadra në të cilën kam besim të plotë”,nënvizoi fillimisht timonieri i portugalisë.
Po Cristiano Ronaldo? “Në parim, ai do të stërvitet së shpejti, nëse është në kushte, do ta shohim më vonë. Nuk e di nëse do të jetë 50/50, por është pjesë e grupit prej 20 lojtarësh që mund të luajnë, nëse nuk kemi më shumë probleme”.