Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VLLAZNIA u lë "targën" rivalëve, ALLMUÇA dhe SAKAJ zbulojnë avantazhin e shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
VLLAZNIA u lë "targën" rivalëve, ALLMUÇA dhe

Trajnerët e Dinamos dhe Orikut Igli Allmuça dhe Artan Sakaj vlerësuan ecurinë e rivalëve të Vllaznisë në Kategorinë e parë. Në emisionin "E hëna sportive" në "RTSH 1", Allmuça theksoi se ecuria pozitive e Vllaznisë është siguruar falë boshtit të mirë të ekipit që kanë, ndërsa ish-kapiteni i Flamurtarit Artan Sakaj veçoi faktin se kontigjenti cilësor i Vllaznisë ka bërë që klubi kuqeblu të mos bënte merkato.

"Vllaznia ka boshtin e sezonit të kaluar, kanë lojtarë me eksperiencë. Në dy ndeshjet me kanë vendosur episodet. Në takimin e fundit vendosi arbitri i ndeshjes, por nuk kemi dashur të merremi me këtë pjesë. Pavarësisht nivelit të treguar, kanë qenë të barabartë me ne në sfidë direkte", u shpreh Allmuça.

"Vllaznia s'ka pasur nevojë për merkato. Ky është avantazhi. Janë realisht dy skuadra të forta dhe Dinamo dhe Vllaznia", theksoi Sakaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga