
Chelsea dhe Liverpool luajnë sot në orën 17:45 finalen e FA Cup. Ky është kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit botëror dhe të dyja klubet do luftojnë për ta pasur në koleksionin e tyre të kupave. Për fitimin e tij ka folur dhe Sadio Mane, lojtar i Liverpool. Senegalezi ka treguar dëshirën e madhe për ta fituar si kupë, kur e ndiqte nga vendi i tij i lindjes. Kujtojmë se fitimi i FA Cup mungon prej vitit 2006 te Liverpool.
“FA Cup është dëshira ime. Ka qenë ëndrra ime, që ta fitoj një ditë. E shikoja çdo ditë dhe Liverpool e fitonte, tani kam mundësinë të luaj në të. Do jetë garë e fortë mes nesh dhe Chelsea sepse ne luajtëm në kupën Carabao dhe fituam, kështu është një lloj mundësie hakmarrje për ta. Por e di që jemi skuadër e mirë dhe kemi kapacitetin për të mundur çdo skuadër”, u shpreh Mane.