Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sa shumë sulme kundër Sormanit, kush fshihet pas tyre?

Shkruar nga NEWSPORT
Sa shumë sulme kundër Sormanit, kush fshihet pas tyre?

Adolfo Sormani është trajneri, i cili po drejton “demat e kuq” gjatë ndeshjeve në kompeticionet europiane. Ardhja e tij në skuadër bëri bujë të madhe, por dikush në brendësi nuk e dëshironte. Ndoshta jo për momentin, por me kalimin e ditëve gjithçka ndryshoi.

Javë pas jave akuzat ndaj trajnerit Sormani janë shtuar, ndërsa një grup i brendshëm i të kuqve duket se “lufton” me palën tjetër për të marrë pushtetin. Rikthimi i “gardës së vjetër” nuk është çudi, pasi edhe më parë ka ndodhur te Partizani kjo gjë.

Kujtojmë që pati shumë lëvizje pas largimit të Dritan Dervishit nga të kuqtë, por që dikush nuk e rimori dot pozicionin që kishte pasur në skuadër. Tashmë është momenti më kulmor, ku në rast se Partizani nuk arrin në fazën në grupe të Europa League, nuk do të jetë çudi që të shohim një fytyrë të re në pankinë, por jo të panjohur te Partizani apo në afërsi të presidentit Demi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga