
Tirana u rikthye te fitorja në ndeshjen e sotme teksa mposhti Vllazninë me rezultatin minimal 0-1. Bardheblutë fitojnë kështu Klasiken e parë e cila u luajt në Kukës dhe rikthehen kështu tek 3 pikët që e dërgojnë në vendin e 2-të me 13 pikë, 3 më pak se Egnatia kryesuese.
Tirana e nis me sukses epokën post-Shehi pas shkarkimit të trajnerit 2 ditë më parë. Në krye të pankinës, ekipin e drejtoi Julian Ahmataj i cili ka marrë përkohësisht në dorë skuadrën. Pas kësaj fitoreje, klubi reagon në rrjete sociale duke ndarë disa foto të sfidës me diçiturën: “Sa më e vështir beteja, aq më e ëmbël fitorja.”
Ndeshja e rradhës për Tiranën është derbi me Partizanin më 19 tetor, por fillimisht është pauza e Kombëtareve.