Omer Bunjaku nuk do të jetë më drejtor i Shkupit. Prej 6 vitesh në krye të klubit, Bunjaku ka vendosur të largohet dhe ka paraqitur dorëheqjen te presidenti. Intensiteti i karrierës dhe jetës personale ishte shkaku pse Bunjaku mori këtë vendim. Me Shkupin ai fitoi edhe titullin kampion sezonin e fundit ndërsa këtë sezon nuk ia dolën të mbronin fronin.
NJOFTIMI I FC SHKUPIT:
“Omer Bunjaku, me të cilin për 6 vite kemi kaluar së bashku ditë të mira dhe të vështira në klubin tonë, ai ka vendosur të largohet nga ne për shkak të intensitetit të karrierës së tij personale.
Ai do të mbetet përgjithmonë si një mik shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ne. Ai kishte një angazhim të madh në klubin tonë. Bunjaku do të mbetet gjithmonë një mik i yni, ndërsa për te në klub do të ketë gjithmonë një vend.
Edhe pse nuk do të punojmë bashkë, zemrat tona tona gjithmonë do të jenë një.
Faleminderit Omer Bunjaku”