
Lushnja ka qenë një ndër ekipet ku janë afruar më shumë lojtarë seç pritej për tu provuar në këtë merkato janari. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos largojnë asnjë nga futbollistët që janë nën kontratë, diçka duhet të ndodhë, nëse trajneri Hysen Dedja vendos të japë "ok" emrin e ndonjërit prej atyre që bind.
Deri më tani emrat që janë në provë te lagunarët dhe që janë përlqyer nga trajneri janë, Khasan Khatsukov-i, sulmuesi lezhjan i ardhur nga Luftëtari, Leonard Pergjini, si dhe qendërmbrojtësi Rexhep Memini.
Problem mbetet fakti që nëse këta tre lojtarë qëndrojnë, drejtuesve të klubit do t'iu duhet të sakfrifikojnë futbollistët që e kanë një kontratë me klubin. Kjo rrokadë mund të krijojë pakënaqësi, pasi futbollistët aktualë të Lushnjes janë të sigurt minimumi edhe për një vit, aq sa është kohëzgjatja e kontratës së tyre me lagunarët.