Tottenham vazhdon kërkimet për trajnerin e ri. Skuadra angleze shkarkoi Jose Mourinho pak javë më parë, ndërsa tani drejtohet nga Ryan Mason që do të jetë në krye të stolit deri në përfundim të këtij sezoni.
Mediat angleze bëjnë me dije se Tottenham përveç Ten Hag e Rodgers ka kthyer sytë edhe nga Scott Parker. Ish lojtari i Tottenham vite më parë është pjesë Fulham që këtë sezon ra nga Premier League dhe vitin tjetër do të luajë në Championship. Për momentin Parker është emri i parë në listën e drejtuesve angleze, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret pas mbylljes së këtij sezoni.