
Së fundmi, FIFA ka menduar të vendosë një rregull të ri, sa i përket diskutimit me gjyqtarin në momente të caktuara. Rregulli i ri përcakton, se vetëm kapiteni mund të diskutojë me gjyqtarin.
Lajmin për vënien në zbatim të këtij rregulli të ri e ka bërë të ditur Marco Van Basten për "BBC", ku ka thënë, se FIFA po mendon të sjellë një risi në futboll dhe ky mund të jetë rregulli më i ri. Ai ka thënë ndër të tjera, se ky ndryshim mund të evitojë rastet e pakënaqësive, të cilat janë shtuar së fundmi.
“Po ka shumë lojtarë që po ankohen te gjyqtari gjatë ndeshjes. Jam i sigurt se sjelljet e lojtarëve duhet të jenë më të mira dhe po bisedojmë që ta rregullojmë këtë”. “Mendoj se ne mund të mësojmë nga sportet tjera, sikurse ata nga ne, sepse duhet ta zgjidhim këtë problem. Në Ragbi lejohet vetëm kapiteni që të diskutoj me gjyqtarin”, ka thënë Van Basten për BBC.