
Amir Rrahmani u dëmtua në sfidën që Napoli zhvilloi ndaj Bragës në Champions League. Mbrojtësi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 13-të. Prej javësh ka vazhduar rikuperimin e ti dhe tashmë duket se më në fund do të jetë i gatshëm për Rudi Garcian.
Sipas “Correre dello Sport” bëhet me dije se lojtari “dardan” është gati të lënë pas dëmtimit. Trajneri i napolitanëve e ka grumbulluar për sfidën e radhës në Serie A me Veronën që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.
Me shumë mundësi Rrahmani do të startojë nga minuta e parë dhe pritet të marrë vendin e tij në formacionin e Napolit.
Poll