
Wayne Rooney është një nga legjendat e shumtë të Manchester United. Sulmuesi anglez prej vitesh ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim në vitet 2000 deri në fillim të viteve 2010. Dikur partner me Cristiano Ronaldon por sot nuk kursen kritikat ndaj tij. Në një intervistë me talkSPORT, anglezi flet me fjale të ashpra për çështjen “Ronaldo” në Manchester.
“United nuk janë një ekip më i mirë me CR7 në fushë. Ai dhe Messi janë padiskutim më të mirët e historisë por unë mendoj se sjellja e Cristiano Ronaldos që nga fillimi i sezonit ka qenë e papranueshme për Djajtë e Kuq.
Dëgjova se Roy Keanë po e mbronte por vetë Roy nuk do e pranonte një njeri të tillë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo sot është një shqetësim për Manchester United. Ul kokën dhe puno që të jesh gati kur trajneri ka nevojë. Vetëm në këtë mënyrë CR7 do të ishte një ndihmë.”- u shpreh Rooney.