Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ronaldo: “Topi i Artë” ka humbur besueshmërinë, por kjo nuk do të thotë se Messi nuk e ka merituar

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo: “Topi i Artë” ka humbur besueshmërinë, por

Pavarësisht se kalojnë ditë dhe muaj, sërish vazhdon të flitet për “Topin e Artë”. Lionel Messi e fitoi për herë të 8-të në karrierën e tij, duke dominuar ndaj çdo lojtari tjetër.

Në lidhje me këtë çmim individual, mjaft të rëndësishëm për lojtarët ka folur Cristiano Ronaldo. Portugezi e ka fituar plot 5 herë “Topin e Artë”. CR7-ta ka theksuar se “Topi i Artë” ka humbur besueshmërinë e tij, por kjo s’do të thotë se Messi nuk e ka merituar.

 “Topi i Artë dhe më i miri humbin besueshmërinë. Kjo nuk do të thotë se Messi nuk e meritoi atë, ose Mbappe dhe Haaland nuk e merituan atë. Por numrat janë numra dhe ata nuk mashtrojnë. Duhet të keni parasysh të gjithë sezonin kur bëni këto vlerësime”, ka përfunduar kapiteni i Portugalisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga