
Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. Ditën e djeshme sulmuesi portugezi shënoi një poker golash duke e çuar në 93 golat me kombëtaren. Ronaldo lë në vend të dytë Ferenc Puskas me 84 gola dhe tashmë synon të thyejë një tjetër rekord. Me 4 golat e djeshëm, sulmuesi i Juventusit theu edhe rekordin e Robbi Kean (23) duke shënuar 25 gola në kualifikuese europiane dhe botërore.
Tashmë Ronaldo synon rekordin e golashënuesit më të mirë në historine futbollit me kombëtaren. Ky rekord mbahet nga Ali Daei që ka shënuar 109 gola me kombëtaren e Iranit. Ndërkohë që Messi ka ngelur në kuotën e 68 golave me Argjentinën, por tani rivali portugezit nuk është Messi, por Ali Daei.
Poll