
Gary Neville, një prej komentatorëve sportiv në kanalin televiziv “Sky Sports” ka prekur edhe largimin e Cristiano Ronaldos nga Kupa e Botës, ku portugezi shpërtheu në të qara.
“Dua të përmend Cristiano Ronaldon sepse pashë një foto të tij duke qarë në tunel. Ishte një imazh i tmerrshëm për mua. Në atë moment, ai e dinte se ëndrra për të fituar Kupën e Botës për vendin e tij kishte marrë fund.
Ai është një nga më të mirët ndonjëherë, nëse jo më i miri. Ishte e tmerrshme të shihje diçka të tillë. Ai ka pasur disa muaj të vështirë”, tha ish-mbrojtësi i djathtë i Djajve të Kuq dhe Kombëtares angleze.
Poll