Portugalia ka zhvilluar mbrëmjen e djeshmë sfidën e fundit miqësore me Nigerinë në Lisbonë. Një ndeshje përshëndetëse para Kupës së Botës me tifozët e tyre, e cila u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme me shifrat 4-0.
Ronaldo mungoi në këtë ndeshje për shkak të dhimbjeve në stomak, sipas raportimeve në mendiat e huaja. Cristiano Ronaldo ditën e sotme ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale duke motivuar dhe duartrokitur shokët e ekipit për atë që dhanë në fushë.
Cristiano Ronaldo:
“Test i madh i forcës dje në Alvalade, me djemtë tanë që treguan të gjithë personalitetin e tyre. Një demonstrim i qartë i talentit dhe aftësisë, një arsye më shumë për të marrë me vete të gjitha ëndrrat e botës! Kudo që të jeni, Portugali, gjithmonë!