
Cristiano Ronaldo reagoi ditën e djeshme me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, i cili ishte shumë emocionues pas eliminimit nga Kupa e Botës. Postimi nga portugezi ka prekur shumë ndjekës, ku një ndër ta është edhe legjenda, Pele.
“Miku im, faleminderit që na bëre të buzëqeshim”, ka shkruar Pele duke shtuar më pas simbolin e duarve të mbledhura.
Përveç legjendës braziliane, nuk mund të mungonte dhe komenti i “pasardhësit” të Ronaldos, Kylian Mbappe, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij, për “yllin” luzitan, ku ka komentuar me 3 simbole, atë të duarve të bashkuara, një kurorë dhe një dhi. Ky imazh i fundit i referohet fjalës dhi në anglisht, e cila përkthehet në “goat”, një akronim ky i krijuar në epokën e Muhamed Alisë dhe që do të thotë “Greatest Of All Time” (më i miri i të gjitha kohrave).