
Real Madrid mban në gjirin e saj lojtar mjaft me vlerë, por që asnjëherë nuk janë vlerësuar. Një nga ata është Rodrigo, i cili ka dhënë në intervistë për DAZN. Rodriogo tregon se cilët lojtarë janë frymëzimi i tij, por jo vetëm kaq. Ai flet edhe për "dashurinë" për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane.
"Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë një frymëzim për mua. Pele, Neymar dhe Robinho përfaqësojnë shumë për mua, sepse ata luajtën në ekipin tim të preferuar, Santos. Unë pata mundësinë të takoja të tre. Edhe para se të vija në Madrid, shkova në shtëpinë e Pele dhe mora bekimin e tij. Real është një ëndërr për mua, gjithmonë ka qenë e tillë" - shprehet Rodrigo.
Poll