
Cristiano Ronaldo dhe Manchester United duket çdo minutë dhe më larg njëri tjetrit. Ylli portugez duket i vendosur për të qenë prezent në Champions League për këtë sezon që afron. Klubi kishte shpresuar që bisedimet e përballjes me Cristiano Ronaldon do të ndryshonin mendjen e tij për të ardhmen e tij në klub. Në vend të kësaj gjithçka që ata bënë ishte të përsërisnin dëshirën e tij për t'u larguar.
Fakti që Ronaldo mbërriti në Carrington i shoqëruar nga agjenti Jorge Mendes të martën, dëshmoi se ai kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët. Tashmë 37 vjeçari duket që ofertat nuk i ka të shumta dhe çdo gjë ngelet një pikëpytje për të ardhmen e tij.
Poll