Shitja e Oskar në kampionatin kinez i solli plot 70 milionë euro Çelsit.
Këto të ardhura, klubi londinez kërkon t’i investojë për të forcuar edhe më shumë skuadrën.
Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri Antonio Konte hyri në bisedime me Romën për mesfushorin Raxha Naingolan, por verdhekuqtë vendosën një çmim të majmë, plot 60 milionë euro për kartonin e belgut.
Një shifër që solli largimin e Çelsit nga kjo pistë dhe kalimin te “plani b”.
Çelsi po përgatit një ofertë 40 milionë euro për Arturo Vidal. Duket e vështirë që Bajern Mynih të shesë kilianin, por në merkato gjithçka mund të ndodhë.