
Prioriteti i Romës në merkato mbetet qendërsulmuesi për të zëvëndësuar Tammy Abraham. Përveç Alvaro Moratës, në krye të Thiago Pintos vazhdon të jetë edhe Gianluca Scamacca.
Por transferimi i sulmuesit italian tek Roma varet nga kalimi i Armando Brojës tek West Ham, gjë e cila mund ta nxirre Scamaccën jashtë planeve të klubit. Broja ka shanse të kalojë tek “Hammers” në formë huazimi.
Në krahun tjetër Gianluca Sacamacca po shtyn për tu transferuar në Itali tek kryeqytetasit pasi është edhe një dëshirë e Jose Mourinhos ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Poll