Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rokada e trajnerëve Bayern-Chelsea, ish-tekniku i bavarezëve favorit për zëvëndësimin e Potter

Shkruar nga NEWSPORT
Rokada e trajnerëve Bayern-Chelsea, ish-tekniku i bavarezëve favorit

Pak orë më parë u bë zyrtare shkarkimi i Graham Potter nga posti i drejtimit të Chelsea. Për drejtuesit londinezë Potter nuk solli atë që pritej prej tij duke e çuar ekipin në vendin e 11-të në renditje. Nga ana tjetër Bayern disa javë më parë shkarkoi Nagelsmann dhe emëroi në stol ish-trajnerin e bluve të Londrës Thomas Tuchel i cili debutoi dje në stol.

Gjermani fitoi Championsin me Chelsean por shtatorin e kaluar Tedd Boehly e shkarkoi duke emëruar Potter në vend të tij. Ajo që po flitet tani në mediat angleze është që pasuesi i Potterit në stolin londinez mund të jetë ish-trajneri i Bayern Julian Nagelsmann. I shkarkuar vetëm pak javë më parë ai nuk do të mbetet pa punë sepse mund të jetë trajneri i ri i bluve.

Kjo do të ishte një diçka me të vërtetë unike, një rokadë trajnerësh Chelsea-Bayern dhe Bayern-Chelsea. Më e bukura është se nëse të dyja ekipet i kalojnë çerekfinalet e Champions do të ndeshen së bashku në gjysmëfinale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga