Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rodrygo i lumtur pas suksesit 0-4 në Camp Nou: Gjetëm Benzeman e vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
Rodrygo i lumtur pas suksesit 0-4 në Camp Nou: Gjetëm Benzeman e

Pas suksesit 0-4 në Camp Nou për Kupën e Mbretit foli një nga protagonistët madrilenë, braziliani Rodrygo. Anësori i Realit ishte mjaft vendimtar dje duke bërë një lojë shumë të mirë. Megjithëse nuk shënoi Rodrygo ndihmoi shumë ekipin edhe në fazën difensive.

Pas takimit ai u shpreh i lumtur për suksesin por kërkoi ruajtjen e qetësisë për ndeshjet e mbetura pasi luhen takime të rëndësishme në La Liga dhe Champions League.

"Kishim ndjesi të mira. Punuam shumë pas Valladolidit. Ishim të sigurtë se mund të fitonim në Camp Nou. Është gjithmonë e komplikuar, por ne ia dolëm. Luajtëm shumë mirë, të gjithë. Fitorja 4-0 këtu është shumë e veçantë. Na jep shumë besim. Kemi shumë besim për finalen, madje dhe për Champions League. Do të jetë e vështirë por jemi mirë. Tani do të fokusohemi në La Liga. Benzema? Kemi gjetur Karimin e vërtetë. Ai bëri atë që bën gjithmonë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga