
Talenti brazilian i Real Madrid, Rodrygo, zhvilloi një intervistë me 'Esporte Interativo', ku foli për marrëdhënien e tij me futbollistët e galaktikëve dhe në veçanti për Zinedine Zidane.
Rodrygo , i cili po shkëlqen tek Real Madrid dhe shihet si e ardhmja e klubit, zbuloi se në takimin e parë me Zinedine Zidane ishte duke u dridhur.
"E njihja atë më parë, sepse ai ka ardhë për herë të dytë tek klubi ku po
stërvitesha. Njëherë pa stërvitjen dhe më pas më thirri. Kur e takova për herë
të parë, po dridhesha. Që prej fillimit, ai më trajtoi mirë dhe më ka mësuar
shumë. Në fillim të sezonit kur u dëmtova, ndihesha i dobët dhe në depresion.
Por ai vinte çdo ditë në qëndrën mjekësore dhe më jepte kurajo. Kjo ishte shumë
e rëndësishme për mua dhë më motivoi më shumë për tu rikuperuar. Fal tij tani
jam kthyer nga një dëmtim edhe më i fortë", u shpreh talenti Rodrygo.