
Arabia Saudite po vazhdon çdo ditë e më shumë të marrë lojtarë nga Europa. I fundit që pritet të transferohet në kampionatin arab është Roberto Firmino. “ The Reds” dhe braziliani para pak ditësh ndanë rrugët mes tyre dhe tashmë sulmuesi do të kalojë si lojtar i lirë në Arabi.
Është skuadra e Al-Ahli që i ka ofruar lojtarit një kontratë deri në vitin 2026, nga ku pritet të përfitojë 20 milionë euro neto në sezon.
Kujtojmë se për brazilianin u interesua edhe Interi dhe Real Madrid, por duket se Arabia Saudite e ka tunduar lojtari, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Poll