Simon Kjaer ka mbyllur sezonin, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi ndaj Genoas. Të shumta kanë qënë ekipet që i kanë dhënë kurajo lojtarit të Milanit, sakaq nuk ka munguar një shkrim nga Interi. Klubi zikaltër ka bërë një postim tejet emocionues.
“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll. Kthehu shpejt Simon, ne po të presim në fushë në ‘San Siro’ për t’ju dhënë duartrokitjet që meritoni” – shkruan Interi. Mbrojtësi ka luajtur 11 ndeshje këtë edicion në Serie A.
Postimi:
Un Campione non si riconosce solo da come gioca a calcio.
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) December 3, 2021
Torna presto Simon, ti aspettiamo in campo a San Siro per tributarti l'applauso che meriti. #FCIM https://t.co/GxFAIDNUZV