Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO dhe vendi "bosh" në SUPERLIGË, ish-futbollisti i PARTIZANIT bën apelin: TIRANA ka nevojë për të dy rivalët e kryeqytetit, në Shqipëri një vit del kampion, pastaj bie

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO dhe vendi "bosh" në SUPERLIGË, ish-futbollisti i

Ish-futbollisti i Partizanit Artan Karapiçi u shpreh në emisionin "E Hëna Sportive" se Dinamo e meriton të luajë në një stadium të denjë për emrin e madh që mban. Ai theksoi se në Shqipëri ekziston paradoksi ku një sezon fiton titullin dhe më pas rrezikohet shkrirja.

"Të vjen keq, se janë pa shtëpi. E kam përjetuar vetë te Partizani, por arritëm ta përballonim sepse ka tifozë. Këtu në Shqipëri ka projekte pafund, por problemi është sa realizohen. Në momentin që nuk ke një shtëpi, e ke të vështirë të ecësh. Pastaj ndërtimi duhet nisur që te filizat. Duhet të kesh ekipe zinxhir. Duhet parë nga vijnë këto elemente cilësore. Tirana nuk bën dot pa rivalët, ka nevojë të ketë dhe Dinamon e Partizanin.. Paradoksi këtu është një vit kampion dhe pastaj rrezikon shkrirjen. Janë ekipe elitare. Të vjen keq për Dinamon. I përgëzoj se ata djem po e mbajnë Dinamon. Prapë është shumë e vështirë", përfundoi 38-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga