
Thomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë te Lazio. Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit e këtë sezon në më të shumtën e ndeshjeve ka qendruar në stol. Në sfidën e pak ditëve më parë, Strakosha luajti titullar duke bërë një paraqitje pozitive, por në derbi ndaj Romës këtë fundjavë do të ulet sërish në stol pasi do të aktivizohet Reina.
Mediat italiane bëjnë me dije se rinovimi I gardianit kuqezi me Lazion ka ngelur pezull. Kontrata aktuale përfundon në 2022, por Strakosha ka vendosur të largohet duke parë se nuk preferohet nga trajneri Inzaghi. "Divorci" në merkaton e verës duke opsioni më i mundëshëm për Strakoshën pasi edhe Lazio nuk do ta humbasë me parametra 0.
Poll