[caption id="attachment_10222" align="alignleft" width="300"] Alsid Tafili dhe Astrit Gjyrezi duke firmosur kontratën[/caption]
Vllaznia deri më sot renditet në një nga skuadrat më aktive në merkato. Afrime lojtarësh dhe rinovime të shumta. Pas firmës me sulmuesin lushnjar Brunild Pepa, sot ka qenë dita e rinovimit të kontratës me një tjetër futbollist të rëndësishëm të grupit. Mesfushori Alsid Tafili është bindur nga ana financiare dhe ka firmosur kontratën e re me Vllazninë. Ai ka firmosur pak minuta më parë në prani të administratorit të skuadrës, Astrit Gjyrezi.
“Mesditen e sotme ka rinovuar kontratën me klubin tonë edhe mesfushori Alsid Tafili. Bashkë me administratorin Gjyrezi, kanë rënë dakord për termat financiarë të kontratës se re dhe në fund kanë hedhur firmën në kontratë. Kjo do të thotë se Tafili edhe për sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane”, citon klubi kuqeblu.