
Volejbolli shqiptar ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe kjo duket qartë. Federata Shqiptare e Volejbollit do të mbajë asamblenë e tyre të përgjithshme me datën 25 janar dhe presidenti aktual, Erlind Pëllumbi po kandidon për një mandate të dytë. Ajo që mund t'a konfirmojë sërish atë në këtë post është edhe puna e madhe që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Natyrisht, falë përkushtimit dhe dëshirës për të ringritur volejbollin shqiptar, ai ia doli. Nëse volejbolli shqiptar ishte prag falimentiminit për shkak të borxhit, vetëm një ''dorë'' e mirë mund ta shpëtonte atë.
Me dëshirën për të ngritur akoma më shumë nivelin e volejbollit në Shqipëri, Pëllumbi shprehet: ''Volejbolli është një lojë që duhet luajtur në ekip dhe suksesi apo dështimi jonë nuk është rezultat I punës së një personi. Duke ditur që I kemi kthyer gjërat në 4-5 vite, ne mund të bëjmë gjithcka, sado modeste të jetë. Ashtu si loja që ka të bëjë në dhënien e topit nga nëjri tek tjetri, ne do bëjmë arritje të tjera për volejbollin shqiptar. Unë ju bëj një thirrje: Ejani të luajmë si ekip dhe të fitojmë së bashku, në të mirë të lojës tonë''.