Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ringjalli” Skënderbeun, Gvozdenovic: Arritëm të dyja objektivat, me presidentin Takaj do të bëjmë një ekip të mirë për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
“Ringjalli” Skënderbeun, Gvozdenovic: Arritëm të dyja

Skënderbeu u shpall zyrtarisht kampion i sezonit 2022-2023 të Kategorisë së Parë. Korçarët zhvilluan një sezon me oshilacione që nisi jo në mënyrën më të mirë teksa në fazën e parë ishin pas Dinamos e Flamurtarit ndërsa në fazën e dytë përmbysën gjithçka.

Një faktor kryesor ishte dhe emërimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic i cili ktheu gjithçka dhe bëri që korçarët të mos ndaleshin më drejt titullit të 4-të në histori të Kategorisë së Parë. Pas ndeshjes me Lushnjen, të mbyllur në barazim pa gola, trajneri Gvozdenovic foli për Oversport.

“Jam shumë i lumtur, por është e gjitha merita djemve. Ne ia arritëm të dyja objektivave, të ngjiteshim në Superiore dhe të merrnim titullin kampion. Jam shumë i lumtur së bashku me futbollistët dhe stafin teknik. Kur jam takuar me presidentin Takaj në fillim nuk e kishim menduar se do të arrinim këtu, por ishim me besim të madh. Më pati thënë që kemi djem të mirë dhe do të provojmë. Kemi kohë për Superioren, do bëjmë një ekip të mirë”, deklaroi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga