
Gazetarja argjentinase, Veronica Brunati trazoi sot botën e futbollit me lajmin se sipas saj Messi do rikthehej te Barcelona në fundin e këtij sezoni.
“Më 1 korrik 2023, Leo Messi do të jetë lojtar i Barçës”, raporton gazetarja.
Në lidhje me këtë lajm, eksperti i merkatos Fabrizio Romano tregon se sipas burimeve pranë lojtarit e ardhmja e tij nuk është vendosur dhe se pas fundit të sezonit do merret një vendim përfundimtar.
“Burime afër Messit thonë se Messi do të caktojë të ardhmen në vitin 2023, jo tani. Te Barcelona janë duke diskutuar për rikthimin e tij dhe PSG për rinovimin. Kampi i Messit garanton se nuk ka asnjë vendim momentalisht”, shkruan Romano.
Poll