
Skënder Gega u lagua nga drejtimi i Kukësit dy ditë më parë. Vetëm pas katër javësh këtë sezon, tropojani nuk ia doli të lërë gjurmë në aventurën e tij të dytë me verilindorët.
Tanimë trajneri është i hapur për bashkëpunime të reja, teksa rikthimi në elitën e Shqipërisë do e gjejë me një javë pushim. Tekniku u ndëshkua me karton të kuq në barazimin e Kukësit 0-0 me Teutën në “Niko Dovana”.
Nëse tekniku vendos që në të ardhmen të rikthehet sërish të drejtojë në Superligën shqiptare, do duhet të bëjë një javë pushim për shkak se është i pezulluar.
Poll