Rafaele Leao u dëmtua në minutat e parë të ndeshjes ndaj Lacios. Zgjatimi muskulor bëri që sulmuesi të humbas ndeshjen e parë të gjysmëfinalet e UEFA Champions League ndaj Interit ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-2.
Por për sa i përket ndeshjes së kthimit që luhet të martën e 16 majit, prania e tij në fushën nuk ka më dyshime.
24-vjeçari pritet të lihet pushim në ndeshjen e rradhës në kampionat ku Milan do të luaj me Spezian.
Leao këtë sezon në Seria A ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 7 asisit duke qenë një pikë kyçe për trajnerin, Stefano Piolin.
Poll