
Bomberi belg, Romelu Lukaku, tashmë është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. 29-vjeçari rikthehet të vishet zikaltër, teksa mbi supe do të mbajë fanellën me numrin 90. Menjëherë pasi është zyrtarizuar, Lukaku ka dhënë edhe intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh:
“Është një emocion i fortë të jesh këtu. Historia që pata këtu ishte e bukur, për ekipin, për tifozët dhe për mua personalisht. Interi më ka dhënë shumë, shpresoj që tani e tutje të bëj më mirë se më parë. Tani është është koha për të punuar së bashku me ekipin dhe shpresojmë të bëjmë edhe më mirë”, ka theksuar fillimisht Lukaku.
Takimi me Zhang? Ne folëm për shumë gjëra, se si dukej e pamundur të ktheheshim këtu. Por ne e bëmë atë dhe e falënderoj atë që u shty dhe besoi se mund të bëhej. Ne ia dolëm dhe jam i lumtur.
Po rikthehem në shtëpi, familja ime këtu ishte mirë falë tifozëve dhe shokëve të skuadrës. Që nga dita e parë të gjithë më dhanë maksimumin për t’u ndjerë mirë këtu. Kur shkova në Angli nuk u largova nga shtëpia, kjo do të thotë diçka … Tani dua të shoh djemtë në fushë.
Çfarë më bindi të kthehem? Tifozët, shokët e skuadrës dhe mundësia për të punuar me trajnerin. Kemi pasur kontakte gjatë gjithë sezonit të kaluar, mendoj se ai po bën mirë me ekipin dhe dua t’i ndihmoj ata dhe të bëjnë mirë këtu.
Mesazhi për tifozët? Jam i lumtur që jam rikthyer, do të bëj gjithçka për të rikthyer besimin dhe gëzimin e tifozëve, atyre dhe bashkëlojtarëve të mi”, u shpreh Lukaku.