
Ildi Gruda është transferimi i parë i Elvis Plorit si drejtor sportiv i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i Teutës u zyratizua ditën e sotme te Vllaznia duke u rikthyer në shtëpinë e tij. Në intervistën që ai ka dhënë për median e klubit, Gruda nuk është aspak i frikësuar nga pengesat që e presin dhe bën premtimin e madh se do ta ringrejë përsëri emrin e klubit.
Për Grudën nuk ka qenë aspak e vështirë të pranonte ofertën e kuqebluve të cilën e cilëson thjeshtë një zgjedhje zemre dhe nuk kishte dyshime.
“Jam i kënaqur sepse edhe familja ime është e lidhur ngushtë me këtë skuadër dhe shpresoj të jap maksimumin. Nuk jam menduar dy herë, ishte zgjedhje zemre. U premtoj tifozëve që do ta çoj emrin e Vllaznisë aty ku e meriton. Premtoj që do të bëj më të mirën për këtë skuadër.”