
Pas një pritjeje mjaft të gjatë në ndeshjen e së enjtes që Juventus do të luajë në Europa League pritet të jetë i pranishëm me skuadrën edhe Paul Pogba. Francezi ka vuajtur gjithë sezonin për shkak të një dëmtimi.
Edhe kur u kthye një muaj më parë, u aktivizua vetëm një ndeshje dhe u dëmtua sërish në gju. Por sipas gazetarit Gianluca Di Marzio në sfidën me Sporting Lisbona të enjten pjesë e grupit do të jetë edhe 30-vjeçari.
Dje, Pogba ka zhvilluar të plotë seancën stërvitore së bashku me grupin. Mbetet për t’u parë nëse Pogba do të ketë disa minuta në dispozicion ndaj portugezëve.
Poll