
Mats Hummels është pranë rikthimit te Borusia e Dortmundit. Mbrojtësi gjerman pas aventurës në te Bayern duket se do të rikthehet sërish të luajë në Dortmund. Sipas asaj që raporton "Sky Sport Germany", klubet kanë nisur bisedimet dhe janë në fazë të avancuar.
Dortmund është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij dhe pas disa sezonesh do të rikthehet te ish-ekipi i tij. Pas afrimeve të Pavard dhe Lucas Hernadez, Bayern Munchen po mendon dhe për largimet dhe Hummels dhe Boateng pas disa sezonesh do të largohen nga klubi.
Poll