Flamurtari i trajnerit Magani po bën një merkato të mirë, por vrulli vlonjat u ndal disi nga fakti që FSHF-ja ndryshoi mendim në lidhje me numrin e të huajve në fushë, duke e lënë atë në 4, edhe pse ende jo zyrtarisht. Klubi kuqezi ka marrë deri tani shumë të huaj dhe është i detyruar të kthejë sytë nga lojtarët vendës. Këtu ka vështirësi, sidomos në atë rol, që Flamurtari ka nevojë. Qendërmbrojtësi i ardhshëm i tij mund të jetë ish-kapiteni Franc Veliu, i cili nuk ka mundur ta gjejë veten pas largimit nga Vlora. Duket një ribashkim i detyruar në një farë mënyre, sepse edhe alternativa e Bicajt ra poshtë, sepse lezhjani firmosi në Iran. Klubi do të shprehet shpejt për rikthimin e mundshëm të Veliut, që do të ishte i bujshëm në Vlorë.