Klajdi Kola lë pas problemin shëndetësor me gjurin dhe kalon me sukses periudhën e rehabilitimit, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish gati për të gjykuar në sfidat e kampionatit shqiptar.
Gjyqtari i Kolegjiumit të Vlorës u detyrua të kryente një operacion në gju disa muaj më parë, ndërsa prej asaj periudhe nuk mundi të ishte në fushë për të arbitruar ndeshjet e Superligës.
Kalimin me sukses të dëmtimit, gjyqtari Klajdi Kola e konfirmon përmes një postimi në Facebook ku shkruan: “Tashmë dëmtimi u la pas, tani fillon pjesa më e bukur. Kohë të bukura na presin”.
Poll