
Kampionati në Itali me shumë mundësi mund të jetë i mbyllur. Ditën e nesërme pritet të ketë një mbledhje të Legas për të vendosur se çfarë do të ndodh me fatin e futbollit në Itali. Kryetari i Sindikatës, Tommasi jep pak shpresë për rifillimin e futbollit duke u nisur kështu edhe nga fjalët e Ministrit Spadafora.
"Nesër ata kanë një element më shumë në tryezë sesa në javët e fundit, pra fjalët e Ministrit Spadafora. Ekziston mundësia se kampionatet do të përfundojnë këtu, por mbetet për t’u disktuar kontratat e lojtarëve e si do të mbyllet sezoni.
Në shkurtimin e pagave kërkojmë nëse është e mundur një zgjidhje të përbashkë. Juve vazhdoi por nuk na çuditi, ne e dinim gjithçka dhe nuk ndjehemi të legjitimuar (ndër të tjera Chiellini është këshilltari ynë) nëse nuk ka mosmarrëveshje midis klubeve dhe lojtarëve nuk kërkohet që të ndërhyjmë, nëse ata kanë gjetur një marrëveshje është në rregull”, u shpreh Tommasi për ANSA.