
Ish-lojtari i Bayern Munchen Granck Ribery ka kujtuar kohën e tij kur luante me bavarezët. Francezi kaloi 12 vite të shkëlqyera me ekipin e Bayern ku fitoi shumë trofe dhe Champions League një herë. Ai kujtoi momentin kur u njoh me David Alabën.
Austriaku u ftua në ekipin e parë të Bayern nën drejtimin e Van Gaal kur ai ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2010.
“Alaba ishte 16 vjeç dhe unë e ftova në shtëpinë time”, thotë Ribery. “Ai filloi të shikonte Ferrarin dhe orën time. U inatosa dhe i thashë të mos i shikonte. Ai duhet të mendojë vetëm se si të përmirësohet në fushë. Të tjerat do të vijnë vetë. David e bëri këtë dhe më falenderoi.”
Poll