
Të bashkuar, Manchester United stërvitet për herë të parë pas kaq kohësh të gjithë bashkë që kur rezultuan të gjithë të pastër nga Coronavirus.
Djajtë e Kuq u stërvitën në kompleksin Carrington për herë të fundit me 13 mars dhe tani janë rikthyer për “biznes”. Kapiteni Harry Maguire ishte ndër të parët që mbërriti të mërkurën bashkë me Fred, Scott McTominay dhe Nemanja Matic.
Edhe e ardhmja e akadmisë Angel Gomes, Mason Greenwood dhe Tanith Chong u fotografuan pas urdhrit të drejtuesve për të rifilluar. Më vonë u panë të vijnë të paisur me maskat mbrojtëse edhe Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Odion Ighalo bashkë me Sergio Romero.
SunSport raporton që skuadra u stërvit me tre sesione, të ndarë në fushë ku 40 minutat e para ishin për të përcaktuar nivelin e fitness.
“Është një hap I madh përpara të stërvitemi në të njëjtën fushë të gjithë. Jemi të gjithë shumë të emocionuar ti rikthehemi një lloj normaliteti”, - Luke Shaw.