
Bayern Munich u mposht pastër 3-0 nga Manchester City në “Etihad Stadium”, takim i vlefshëm për çerekfinalen e Champions League. Një humbje që dhemb te skuadra bavareze, e cila tashmë e sheh vetën me një këmbë jashtë këtij komepticioni.
Por gjithsesi Thomas Tuchel ka theksuar se skuadra e tij për 70 minuta bëri një lojë të shkëlqyer, por në fund ky është futbolli.
“Rezultati është shumë i ashpër dhe ne u ndëshkuam pikërisht kur ishim më mirë se Manchester City dhe inercia ishte në anën tonë. Pavarësisht 3-0, unë refuzoj të flas për një paraqitje të keqe, pashë një ndeshje të shkëlqyer për 70 minuta. Mungon pak forma dhe besimi, është një rezultat i vështirë për t’u përtypur, por futbolli nuk dhuron asgjë”, theksoi tekniku gjerman.