Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

REZULTATET/ Broja ruan energjitë për kombëtaren, Chelsea merr fitoren e dytë radhazi në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
REZULTATET/ Broja ruan energjitë për kombëtaren, Chelsea merr

Chelsea ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Premier League. Blutë e Londrës trimfuan 4-1 ndaj Burnley në transfertë. Në këtë sfidë Armando Broja e nisi sërish si titullarë, me Maurizio Pochettinho që i besoi për të dytën sfidë radhazi majën e sulmit.

Gjithsesi sulmuesi ruan energjitë për kombëtaren, pasi mbeti në dhomat e zhveshjes dhe u zëvendësua në pjesën e dytë nga Jackson. Broja u vlerësua me notë mmesatare në 45-minutat e para, teksa nga Sofascore mori notën 6.6. Fillimisht Burnley do të gjente golin në minutën e 15 me Odebert, teksa Dakhil do të shënonte autogol në minutën e 42-të për të barazuar shifrat. Chelsea do të shënonte plot 3 herë në fraksionin e dytë me Palmer 50’, Sterling 65’ dhe Jackson 74’.

Gjithashtu fitore mori edhe Manchester United ndaj Brentford, ku tek këto të fundit e nisi titullarë Thomas Strakosha, i cili bërë një ndeshje fantastike, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë. Gjithsesi paraqitja e shkëlqyer e Strakoshës është vlerësuar nga Sofascore me notën 7.9.

Edhe Tottenham mori një 3 pikësh të rëndësishëm në kuadër të javës së 8-të, me “Spursat” që triumfuan 1-0 ndaj Luton dhe tashmë ruajnë kryesimin në Premier League me 2 pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nga ana tjetër Everton fitoi 3-0 ndaj Bournemouth, teksa Fulham triumfoi 3-1 ndaj Sheffield United.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga