
Rey Manaj këtë sezon po aktivizohet në Segunda Division të Spanjës me ekipin e Granadas. Lushnjari i cili është huazuar nga Inter te ekipi spanjoll nuk po gjen "paqe" as në Spanjë, pasi lajmet e fundit e "transferojnë" Manajn sërish në Itali.
Ecuria e tij nuk ka qenë ajo që pritej, pasi lushnjari ka luajtur vetëm tetë ndeshje me skuadrën e Granadas, ku arritur të shënojë vetëm një gol. Mediat spanjolle, por jo vetëm, flasin për një rikthim të Manajt në Itali.
Mësohet se, Parma është ekipi i cili është interesuar për shërbimet e lojtarit, duke parë se aktivizimi i tij në skuadrën spanjolle ka qenë i pakët, menaxheri i futbollistit, por dhe ai vetë, e ka para si opsion kalimin te skuadra italiane.
Ende nuk ka diçka zyrtare, por media spanjolle, por edhe ato italiane e "transferojnë" Manajn në Italia ende pa nisur merkatoja e janarit.