
Ralf Rangnick u zyrtarizua si trajner i përkohshëm te Man United, ndërsa pas këtij sezoni do të jetë konsulent për merkaton në dy vitet e ardhshme. Trajneri gjerman po mendon të bëjë revolucion te skuadra angleze dhe po projekton dy goditje “big” në merkaton e verës. Duke parë problemet në fazën sulmuese, gjermani ka nisur nga puna për të bindur Haaland dhe Timo Werner.
Sulmuesi i Dortmund kërkon një skuadër të madhe dhe United është gati të bëjë “çmenduri”. Situatë ndryshe me Ëerner që nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea pas ardhjes së Lukakut dhe sulmuesi është gati të bashkohet me Rangnick pasi që të dy kanë punuar së bashku te Leipzig. Për të arritur te këta dy sulmues, Man United do të largojë Cavani, Rashford, Martial dhe Greenwood që nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.