Zinedin Zidan është kthyer sërish në krye të Real Madrid. Tekniku francez pas 8 muajsh larg madrilenëve vendos të të rikthehet duke drejtuar skuadrën në një moment të vështirë. Tashmë presidenti Perez i ka premtuar një merkato të fuqishme në verë dhe në këtë mënyrë Zidan ka nisur të mendoi për lojtarët që do të afroi. I pari në listën e trajnerit francez është mesfushori i Tottenham, Eriksen.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e klubit do të bëjnë një ofertë skuadrës angleze, por presidenti i Tottenham dëshiron 250 milionë euro për të lënë të lirë danezin. Një shifër shumë e lartë, por që do të jetë dëshira e lojtarit që do të vendos për të ardhmen e tij.